
Rinia
Ekrem Gj. u lind n’Prishtinë n’verën e vitit 1984. N’shkollë u njoft si i meqëm, n’rrugë u njoft si djal qe s’i ka taku moshës t’vet. Arsya? U hi n’pubërtet para vaktit. S’ka kurgjo t’keqe n’lidhje me kit punë se shkelja e pubërtetit para vaktit i ka ofru Ekit mundsi mu shoqnu edhe me kriju lidhje me njerz ma t’pjekun. Pubërteti i hershëm = pjekuni e hershme = virgjinitet i humbur…
Repi
Para luftës
Fillimisht i inspirum pi kongës “Një Ditë do të Jetë më Mirë” (Ritmi i Rrugës), Ekremi nisi rrugën e repit Kosovar. Nuk shkon gat’ dhe Ekremi merr pjesë me ni party t’organizum n’kafiqin “Daily” (ngat Queens-it). Ma vonë organizohet Rap Festivali i 1-rë n’Dodonë (në vitin 1997). Si pjesëmarrs, Eki fiton venin e 2-të n’kit festival edhe grupi i tij, “Jetë e Shuar”, fillon me bo nam.
N’kit kohë, Ekremi e pat kompletu albumin por gjendja politike në Kosovë u keqsu edhe Ekit ja vjedhin t’gjitha materialet e albumit — i vetmi sen qe met osht 1 kasetë me kongt e albumit. Ajo kasetë hala osht n’ekzistencë edhe ngohet 2-3 her n’vit pi nostalgjisë.
Mas luftës
Mas ni pauze 3-vjeqare, Ekremi i kthehet muzikës si producent n’zhanrin pop-folk, ku bashkpunon me këngtar popullor; repi thërret. N’verën e vitit 2002, Ekremi e realizon 1 album që nuk e publikon kurr. Pas ktij albumi, hin n’rrjedha t’repit si reperi i parë Shqiptarë që haptas i dissirat reperat tjerë për mangsitë e tyne. Përkundër negativitetit qe e rrethon personalitetin e Ekrem Gj., komuniteti i reperave Kosovarë e mirëpret Ekremin dhe stili i tij shpejt integrohet n’kulturën e repit Shqiptarë.
N’të njejtin harq, Ekremi, bashk me Da Ghost dhe K-Master, krijon label-in “Infinit Records” n’vitin 2003. Ky hap osht rezultat direkt i famës mrena natës që Ekremi, Da Ghost, dhe K-Master e bonën me dissat “Ky Sen” dhe “Ju Kemi Sos”. Prej vitit 2003 e knej, Ekremi ju ka nimu shumë djemve e qikave me nisë karierë n’rep si repera e producenta, t’cilt sot matën prej t’famshëm deri n’burg e deri n’dorë t’zotit.
Mas ni kohe edhe plot muhabeteve me antarë t’Infinit-it edhe veteran n’rep, Ekremi krijon label-in “Infusa Music” n’fundvitin 2005, t’cilin sot e asaj dite e udh’heqë pa pikë njerse.
Ardhmëria
Ekremi momentalisht osht tu punu n’projektin e 1-rë kolaborativ të “Infusa Music,” gjegjsisht albumin “Shqip-Hop”. Ky album synon mi plasu antartë e Infusës n’estradën e repit Shqiptarë. Përveq muzikës, Eki poashtu merret me biznis se pi muzikës s’ka buk. Eki nuk ka plane me njekë repin apo muzikën po kjo virane ish ma zi se droga!
BIOGRAFI E MARRUN PREJ http://ekremgj.com/kush-jom-une/ .
Njery qe Jeton n’Rimë
Realizimi: 2004 | Publikimi: 2006
N’verën e vitit 2004, Eki viziton haverat n’Zvicërr ku e inxhizon albumin e 1-rë, “Njery që Jeton n’Rimë”. Ky album osht albumi i 1-rë i Ekremit me “Infinit Records”. Puna n’kit album konsiderohet si punimi ma kreativ e komercial që Ekremi ka ndërmarrë n’karierën e tij. Mas realizimit t’albumit, Eki vjen n’Kosovë ku i përvjelë mongtë me promovu albumin e krijum n’Zvicërr por sabotazha nga persona t’panjohur ja hup vleftën albumit. Mas ksaj, shtëpitë edituse refuzojnë me qitë n’shitje album që munët mu ngu pa pare, e ky album publikohet në internet.
Ekrem GJ. - Njery qe Jeton n'Rim
1. Intro --> http://rapidshare.com/files/294093905/01._Ekrem_Gj._-_Intro.mp3.html
2. Kadale --> http://rapidshare.com/files/294094235/02._Ekrem_Gj._-_Kadale.mp3.html
3. Ondërr ft. Da Ghost & BzB --> http://rapidshare.com/files/294094674/03._Ekrem_Gj._feat._Da_Ghost___BzB_-_Ond__rr.mp3.html
4. Dita n'Rim --> http://rapidshare.com/files/294095395/04._Ekrem_Gj._-_Dita_n_Rim__.mp3.html
5. Interlude I --> http://rapidshare.com/files/294095368/05._Ekrem_Gj._-_Interlude_1.mp3.html
6. Po Du Sex --> http://rapidshare.com/files/294096305/06._Ekrem_Gj._feat._Vjosa_-_Po_Du_Sex.mp3.html
7. A Je Gati --> http://rapidshare.com/files/294096638/07._Ekrem_Gj._-_A_Je_Gati.mp3.html
8. Diskotekë --> http://rapidshare.com/files/294096789/08._Ekrem_Gj._-_Diskotek__.mp3.html
9. Interlude II --> http://rapidshare.com/files/294096352/09._Ekrem_Gj._-_Interlude_2.mp3.html
10. Sikur Ti ft. Toni-D --> http://rapidshare.com/files/294096994/10._Ekrem_Gj._feat._Toni_D_-_Sikur_Ti.mp3.html
11. Qysh u Kon --> http://rapidshare.com/files/294097502/11._Ekrem_Gj._-_Qysh_u_Kon__.mp3.html
12. Linda ft. Toni-D --> http://rapidshare.com/files/294097630/12._Ekrem_Gj._feat._Toni_D_-_Linda.mp3.html
13. S'ka Outro --> http://rapidshare.com/files/294097224/13._Ekrem_Gj._-_S_ka_Outro.mp3.html
Nessun commento:
Posta un commento